Lajme
Çitaku: Zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave
Demokracia
17:43 | 10 Nëntor 2022

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve se heqja e vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi në nëntor të vitit të 2023.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur e zhgënjyer me lajmin dhe e quajti të pakuptimt ndërlidhjen e procesit të liberalizimit të vizave me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS.

Postimi i plotë i Vlora Çitakut:

Zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave.
Ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lloj kuptimi, në kohën kur qytetarë nga Venezuela deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

 

Të ngjashme