Lajme
Çitaku reagon pas skandalit të ambasadorit Halimi: Jo diplomatike dhe jo profesionale
Demokracia
19:49 | 24 Prill 2022

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas skandalit të ambasadorit kosovar në Francë, Mehdi Halimi, i cili u pa duke votuar dhe bëri thirrje për votim në Francë.

Demokracia.com gjatë ditës së sotme ka raportuar rreth këtij veprimi skandaloz të ambasadorit të Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, i cili kishte bërë thirrje që të votojnë të gjithë kosovarët që kanë nënshtetësi franceze, por që kjo thirrje e tij është në kundërshtim me misionin e tij diplomatik.

LEXO EDHE: 

Skandaloze: Ambasadori Mehdi Halimi nuk tregon lojalitet shtetëror, u bën thirrje kosovaro-francezëve të votojnë

Pas raportimit të Demokracia.com, ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në New York, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka kritikuar ambasadorin Halimi, duke e cilësuar veprimin e tij si jo diplomatik dhe jo profesional.

Reagimi i plotë i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut:

Dy-shtetësia lejohet me Kushtetutë edhe në Kosovë edhe në Francë. Fakti që Ambasadori i Kosovës në Francë ka dyshtetësi, nuk është precedan. Kemi pasur raste të tilla edhe më herët.

Por, kur e pashë në lajme se Ambasadori ynë paska dalë për të votuar në zgjedhjet presidenciale të Frances, e bile bile paska postuar në Facebook, sinqerisht mendova se është ndonjë fake news.

Është jo diplomatike dhe jo profesionale.

Ambasadori ynë në Paris përfaqëson Republikën e Kosovës e jo ndonjë shoqatë kulturore, dhe nuk ka asnjë lloj sensi që në mënyrë selektive t’i ndërrojë kapelat, një ditë qytetar i Francës, ditën tjetër Ambasador Fuqiplotë i Republikës së Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme