Lajme
Çitaku për Asociacionin: SHBA është konsistente, Albin Kurti nuk është
Demokracia
10:52 | 26 Tetor 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar qasjen e vazhdueshme të Vetëvendosjes ndaj Asociacionit.

Çitaku ka thënë se SHBA-ja gjithmonë ka mbështetur një Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo ka thënë se SHBA-ja është konsistente ndërsa Kurti nuk është.

“Mbi një dekadë e humbur në pellgun e helmit dhe urrejtjes që pamëshirshëm u voll nga eksponentët e VV për secilin që mendonte ndryshe.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë:

SHBA gjithmonë ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën.

Me një kërkim të shpejtë në internet i gjeni dëshmitë.

SHBA është konsistente,Albin Kurti nuk është.

Mbi një dekadë e humbur në pellgun e helmit dhe urrejtjes që pamëshirshëm u voll nga eksponentët e VV për secilin që mendonte ndryshe.

Të ngjashme