Lajme
Çitaku i kundërpërgjigjet presidentes: Paska gjetur kohë të merret me mua, jo me problemin e ngritur
Demokracia
19:53 | 20 Janar 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur Presidencës së Kosovës, e cila i reagoi sot Çitakut pas kritikave që i drejtoi Osmanit lidhur me vërshimet.

Çitaku në një reagim të shkurtër të saj ka thënë se presidentja ka gjetur kohë që të merret me të, por jo me problemin që e ka ngritur.

Çitaku ka thënë se njerëzit e mëdhenj merren me ide e kauza, ndërkaq të vegjlit me njerëzit e tjerë.

Reagimi i plotë i Çitakut:

Kufijtë e Kosovës i ka larë me gjak UÇK-ja, ndërsa unë i kam përshkuar me këmbë si një vajzë e re gjatë luftës. Për Kosovën dhe Republikën që e gëzojmë sot kemi dhënë djersë, gjak, familijarë e të afërm.

Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e ka trashëgu.

Ndërkohë, Presidentja paska gjetur kohë të mirret me mua, e jo me problemin e ngritur nga unë.

Njerëzit e mëdhenj mirren me ide e kauza. Të vegjëlit mirren me njerëzit e tjerë.

Të ngjashme