Lajme
Çitaku: Albin Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë, por Rakiqin e Listën Serbe i mban në koalicion
Demokracia
19:53 | 04 Gusht 2022

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur habinë me Qeverinë e Albin Kurtit, e cila po vazhdon të hesht karshi veprimeve destruktive të Listës Serbe dhe qëndrimit komod të Goran Rakiq në kabinetin e Kurtit.

Çitaku ka shkruar se është e pakuptimtë të pyetet opozita se a do ta rrëzonte qeverinë aktuale me votat e deputetëve të Listës Serbe, duke theksuar se kjo listë ndodhet në bashkëqeverisje me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

“Paradoks tipik kosovar – po na pyesin neve opozitën a bashkëpunoni me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakiq si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti. Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakiqi është aty, në qeverinë e tij”, tha Çitaku.

“Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakiq është ende në qeveri!”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme