ShowBiz
Cili është tatuazhi i preferuar i Rita Orës dhe çfarë kuptimi ka?
Demokracia
16:05 | 16 Mars 2021

Share:

Këngëtarja Rita Ora ka shumë tatuazhe nëpër trupin e saj, që tashmë janë bërë edhe si pjesë dalluese e stilit të saj.

Së fundmi këngëtarja ka treguar se është penduar për sasinë e tatuazheve që ka bërë dhe po mendon të heqë disa prej tyre sepse tani është penduar, transmeton Demokracia.com

Rita ka treguar se cili nga këto tatuazhe është më i pëlqyeri për të.

“Kam shumë tatuazhe dhe sa do të doja që të mos i kisha gjysmën e tyre dhe të gjithë ata që kanë tatuazhe përfundojnë duke thënë këtë gjë. Por kam një tatuazh, të cilin e dua shumë. Ai lexon ‘Zog’, që është në shqip dhe nëna ime gjithmonë më thërriste “zogu vogël”, ka treguar Rita./Demokracia.com

Të ngjashme