Sport
Cilat janë gjasat e Zvicrës kundër Portugalisë? – Këto janë kuotat e e ndeshjes
Demokracia
16:20 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Reprezentacioni i Zvicrës me në krye dyshen shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin sonte e zhvillojnë ndeshjen e 1/16 së finales në Kupën e Botës.

Përballë “Helvetikëve” është Cristiano Ronaldo me shokë të cilët synojnë ta dërgojnë Portugalinë në çerekfinale, shkruan Demokracia.com.

Portugalia konsiderohet favorite për të triumfuar përballë Zvicrës, sipas kompanisë së madhe të basteve sportive “bet365.com”.

Kuota për fitoren e Portugalisë është 1.85, barazimi 3.50, kurse për triumfin e zviceranëve kuota llogaritet 4.50.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës nis nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme