Lajme
Cilat do të jenë pasojat për Serbinë nga vizita e Vullinit në Moskë?
Demokracia
12:16 | 24 Gusht 2022

Share:

Me vizitën e tij në Rusi, ministri i brendshëm serb, Aleksandar Vullin, u bë jo vetëm ministri i parë serb që udhëton në Moskë, por edhe i dyti në të gjithë Evropën, me përjashtim të zyrtarëve bjellorusë, sepse para tij ishte vetëm një ministër i qeverisë hungareze në një vizitë zyrtare në Federatën Ruse.

Suzana Grubjeshiq nga Qendra serbe për Politikë të Jashtme ka deklaruar se sheh dëme të mëdha nga vizita e Vullinit në Moskë, gjegjësisht nga takimi me shefin rus të diplomacisë, Sergei Lavrov, në rrethana të përcaktuara nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe, si pasojë, nga destabiliteti i shkaktuar në rajon, në vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Paparaci.

“Ne presim që Perëndimi të kuptojë qëndrimin tonë – mospërputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të varësisë nga energjia, çështjes së Kosovës dhe në radhë të parë për shkak të opinionit publik pro-rus, i cili është kundër vendosjes së sanksioneve. Në të njëjtën kohë, nga Moska thonë se do të ishin të lumtur të hapnin një bazë ushtarake në Serbi, edhe pse vullnetarisht u larguan nga baza ushtarake në Kosovë në vitin 2003 dhe sjellja e tyre nuk i kontribuon procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por precedentin e Kosovës e shfrytëzon ekskluzivisht për qëllimet e veta” ka thënë Grubjeshiq për gazetën serbe Danas, përcjell Paparaci.

Të përkujtojmë se ministri i brendshëm i Serbisë Aleksandar Vullin të hënën ka deklaruar në takim me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë, se “Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe që nuk është bërë pjesë e histerisë anti-ruse”.

Sipas një kumtese nga Ministria serbe e Punëve të Brendshme, Vullin ka thënë se “Serbia e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq nuk e harron vëllazërinë shekullore me Rusinë dhe shprehu mirënjohje të madhe për Moskën për respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë”.

Të ngjashme