Lajme
Cila është vlera monetare e grabitur në institucionin mikrofinanciar në Prishtinë, flet pronari
Demokracia
20:03 | 04 Dhjetor 2023

Share:

Pasditen e së hënës ka ndodhur një grabitje në një institucion mikrofinanciar në lagjen “Bregu Diellit” në Prishtinë.

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka hyrë në institucioni financiar dhe e ka plaçkitur një shumë të parave.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe Njësitet e Policisë dhe po merret me rastin.

Pronari i i këtij institucioni mikrofinanciar, Nexhat Uka ka deklaruar për KosovaPress, se nga grabitja janë dëmtuar në vlerë monetare rreth 330 euro.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pas një grabitje, kështu na kanë dëmtuar me një vlerë monetare 330 euro dhe punëtorja ka qenë shumë e frikësuar. Megjithatë, pasi ka shpëtuar pa lëndime është mirë…Nuk e di çfarë kanë bërë policia, por kanë qenë edhe hetuesia dhe kanë marrë gjitha verifikimet dhe mbetet të shihet ditëve në vijim”, tha Uka.

Ai tha se në vendin e ngjarjes janë dalë ekipet e policisë bashkë me hetuesinë.

Portali Dukagjini ka provuar të kontaktojë policinë për të marrë detaje të ngjarjes por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë informacione.

Të ngjashme