ShowBiz
Cila është arsyeja që Princi William po ngurron të pajtohet me Harryn?
Demokracia
13:58 | 22 Prill 2021

Share:

Problemet mes dy vëllezërve princa qe një kohë të gjatë kanë marrë vëmendjen e mediave.

Mendohet se konflikti mes tyre nisi që nga intervista e famshme e Harryt dhe Meghan Markle për Oprah, të cilët përmendën shumë gjëra intime të familjes mbretërore, transmeton Demokracia.com

Dy vëllezërit ishin bashkë si pjesë e ceremonisë së varrimit të gjyshit të tyre Princit Philip, ku u zbulua që ata kishin bërë një bisedë personale me ndërmjetësimin e Kate, gruas së William.

Një mik i familjes mbretërore tha për Vanityr Fair se vëllezërit lanë mënjanë dramën e tyre për momentin me kërkesë të gjyshes së tyre, Mbretëreshës Elizabeth II.

Mendohet se arsyeja kryesore për hidhërimin e William është fakti që Harry dhe Meghan kanë përmendur se kishte racizëm brenda Pallati Mbretëror.

Për këtë arsye William thuhet të jetë hezitues për t’i besuar Harryt që bisedat private do të mbesin mes tyre./Demokracia.com/

 

Të ngjashme