Sport
Christian Mba transferohet zyrtarisht nga Trepça ’89 te Partizani
Demokracia
17:56 | 29 Janar 2023

Share:

Partizani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Christian Mba nga Trepça ’89.

23-vjeçari nga Nigeria ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga kryeqyteti shqiptar, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit shqiptar në rrjetet sociale përmes një video.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepca ’89”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

Christian Mba iu bashkua skuadrës nga “Riza Lushta” në Mitrovicë në janar të vitit 2022.

Mba këtë edicion ka realizuar 10 gola me fanellën e Trepçës ’89 në elitën e futbollit kosovar, vetëm një më pak se dyshja e Dritës, Besnik Krasniqi dhe Marko Simonovski që ndajnë pozitën e parë./Demokracia.com/

Të ngjashme