Lajme
Chollet falënderon Kovaçevskin për organizimin e takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër
Demokracia
19:25 | 24 Mars 2023

Share:

Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Chollet nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka falënderuar kryeministrin dhe udhëheqësin maqedonase për organizimin dhe mikpritjen e tyre, me rastin e takimit për dialog mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Ohër, me ndërmjetësim të BE-së.

Chollet dje tha se Kosova tani është më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE, pas bisedës telefonike që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, duke e uruar të parin e Qeverisë për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme