Sport
Chelsea zgjedh “të preferuarit”, “blutë” dërgojnë në UEFA listën finale të 23 të përzgjedhurve
Demokracia
19:27 | 03 Shkurt 2023

Share:

Chelsea ka përzgjedhur 23 lojtarët, të cilët do të përfaqësojnë “blutë” në UEFA Champions League, me bordin drejtues së londinezëve, që e patën shumë të vështirë kësaj radhe përcaktimin e futbollistëve, duke llogaritur dhe 8 transferimet e kryera këtë merkato dimri.

Të sapoardhurit Mykhailo Mudryk, Enzo Fernandez dhe Joao Felix janë pjesë e listës së dërguar në UEFA, me të rinjtë që dolën “fitues” mes 8 kandidatëve.

Ndërkaq, sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang u hoq nga lista e përfaqësuesve. Një tjetër “zhgënjim” është dhe mospërfishrja në 23-shen e prefuruar e mbrojtësit Benoit Badiashile, i cili deri më tani ka shkëlqyer me performancat e tij në Premier League.

Të ngjashme