Sport
Chelsea shumë afër marrëveshjes me Lavian
Demokracia
08:07 | 12 Gusht 2023

Share:

Chelsea janë afër për t’ia marrë edhe një tjetër objektiv Liverpoolit pasi që raportohet se kanë arritur marrëveshje me Southamptonin për mesfushorin Romeo Lavia

Sipas asaj që raporton Sky Sports, Blutë janë shumë afër një marrëveshje me Saints për shumën në lidhje me 19 vjeçarin belg i cili ka qenë në fokus të Liverpoolit gjatë tërë verës.

Çdo marrëveshje mendohet se është ndaras nga ajo për objektivin e kahmotshëm të Chelsea, Moises Caicedo. Dy klubet, Blutë dhe Të Kuqtë u përfshinë në një luftë ofertash për ekuadorianin.

Livepoool ka paraqitur disa oferta, shkallë-shkallë më të mëdha për Lavian këtë verë, por – ashtu si me Caicedo – Chelsea bëri një ofertë më të madhe dhe arriti ta mbyll marrëveshjen.

Dy klubet duhet të marrin pushim nga dueli në merkato pasi që kanë për t’u përballur në fushë këtë të diel në ndeshjen e parë të Premier Ligës. /GazetaExpress/

Të ngjashme