Sport
CFR Cluj – Ballkani | Forma e dy skuadrave në pesë takimet e fundit, ekipet nuk gëzojnë rezultate të mira
Demokracia
13:39 | 03 Nëntor 2022

Share:

Ballkani i jep fund sot kampanjës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampioni i Kosovës luan në udhëtim te CFR Cluj në Rumani.

Stadiumi “Constantin Radulescu” është arenë e përballjes së rrethit të fundit të Grupit G me fillim nga ora 18:45, shkruan Demokracia.com.

Si Ballkani, ashtu edhe Cluji nuk vijnë nga një formë e mirë në takimet e fundit në kampionat dhe Ligë të Konferencës.

Ekipi rumun ka dy humbje rresht, dy fitore dhe një barazim në pesë ballafaqimet e fundit në të gjitha garat.

Dy humbje ka edhe Ballkani, e cila ka regjistruar gjithashtu dy barazime dhe vetëm një fitore në pesë sfidat e fundit në Superligën e Kosovës dhe në Ligën e Konferencës.

“Portokallezinjtë” kanë udhëtuar vetëm për “prestigj” për shkak se nuk kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve.

Për dallim nga Ballkani, CFR Cluj në rast të fitores do ta siguronte plasmanin tutje.

Ballkani ka katër pikë pas pesë takimeve të zhvilluara dhe pozicionohet në vendin e fundit. Cluj ka shtatë pikë në pozitën e dytë, po aq sa Slavia Praha një pozitë./Demokracia.com/

Të ngjashme