Lajme
Çfarë po ndodhë në Bruksel as pas 5 orësh bisedime s’ka shenja për një komunikatë për media
Demokracia
16:53 | 18 Gusht 2022

Share:

Pas më shumë se pesë orë negociatash që u organizuan në dy runde mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e BE-së, nikoqiri i takimit, kryediplomati evropian Josep Borell akoma s’ka dalë të flasë në konferencën për media e as nuk ka lëshuar deklaratë zyrtare.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë filluan takimin tre palësh të rundit të parë rreth orës 11:00 të paradites për të vazhduar me takime të ndara me përfaqësuesit e BE-së, Borell e Lajçak.

Kurti e Vuçiq u ulën sërish në tavolinë për rundin e dytë të negociatave në Bruksel i cili përfundoi para më shumë se një ore.

BE-ja paralajmëroi se Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borell, pas përfundimit të rundit të dytë do të dalë në konferencë për media për të kumtuar atë se çka u bisedua në dy rundet, por i njëjti s’është shfaqur ende para gazetarëve pas më shumë se një ore.

Petar Petkoviq, u tha gazetarëve pas përfundimit të takimit se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t’i drejtohet publikut të premten, më 19 gusht.

LEXO EDHE: 

Petkoviq: S’ka marrëveshje në Bruksel, Vuçiq nesër mban fjalimin më të rëndësishëm drejtuar serbëve

Kurse nga pala kosovare s’është deklaruar askush për media.

Ky ishte takimi i tretë midis Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, pasi në qershor dhe korrik të vitit 2021, dy takimet kishin përfunduar pa ndonjë rezultat.

LEXO EDHE: 

Përfundon takimi, delegacioni serb largohet nga ndërtesa e BE-së

Të ngjashme