ShowBiz
Çfarë po ndodh mes Arbana Osmanit dhe Bora Zemanit?
Demokracia
16:55 | 13 Tetor 2022

Share:

Në sezonin e kaluar televiziv u përfol për një rivalitet tejet të madh në mes moderatoreve të njohura shqiptare.

Fjala është për Arbana Osmanin dhe Luana Vjollcën, ku thuhej se moderatoret kishin një marrëdhënie të ftohtë, e fajtor për këtë ishte “Big Brother” se kush do e drejtonte atë.

Pas shumë fjalëve që qarkullonin, Luana u largua nga Top Channel për të vazhduar këtë sezon në TV Klan, por nuk u larguan rivalitetet në ish-vendin e punës së saj.

Tani, sipas portaleve të Shqipërisë, po flitet se Arbanës nuk po i pëlqen vëmendja e madhe që ky stacion televiziv po i jep Bora Zemanit e madje nuk e ka uruar prezantuesen për programin e ri, të paktën jo publikisht.

Si për ironi, Zemani mori popullaritet të jashtëzakonshëm pas shfaqjes në produksionin që drejtoi Osmani.

Se cili është raporti sot mes tyre, besojmë do na sqarojnë shumë shpejt vetë prezantueset.

Të ngjashme