Lajme
Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë?
Demokracia
09:17 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Gjatë ditës së sotme prite të mbahet Kampionati i Xhudos në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, nga ora 09:00.

Gjithash, nga ora 10:00, Lëvizja Vetëvendosje do ta mbajë mbledhjen e 53-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Më poshtë gjeni të gjitha ngjarjet që pritet të ndodhin sot në vendin tonë.

09:00

Mbahet Kampionati Evropian i Xhudos. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

10:00

Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e e 53-të të Këshillit të Përgjithshëm. (Biblioteka Qendrore Universitare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Gjilan)

12:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Plator Gërdovci, do të vizitojnë dy fermere gra dhe një bujk, të cilët janë përfitues të subvencioneve nga Komuna për lopë qumështore, bletari dhe serra. (Dabushevc/ Prapashticë)

19:00

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, bën ndezjen e dritave me rastin e festave të fundvitit dhe do të shpërndajë dhurata për fëmijë. (Bulevardi e Qytetit, Kamenicë)

Të ngjashme