Lajme
“Çfarë anomalie”, Azemi “zbulon marifetllëqet” e tenderit nga Komuna e Prishtinës
Demokracia
10:30 | 18 Maj 2023

Share:

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka dhënë disa detaje për tenderin e Komunës e Prishtinës, që punëtorëve teknikë të shkollave të Prishtinës, t’iu rritet paga.

Sipas tij, procesi i tenderimit do të zgjatet edhe për disa muaj, pasi një kompani është ankuar në OShP. Megjithatë, shtoi se një ndërmarrje është shpallur fituese për këtë tender.

“Këta janë anëtarë të Sindikatë, 150. E kemi dhënë maksimumin. Duhet të pritur deri të përfundon procesi i tenderimit, është fituese një kompani. Momentin që e ka fituar, është ankuar një kompani tjetër dhe duhet pritur së paku 2-3 muaj”, tha ai mbrëmë në ATV.

“Janë me të vërtetë marifetllëqe të mëdha brenda Komunës, ka dalë tenderi me 300 euro në fillim, ne kemi thënë le ta marrë tenderin, t’i kemi kontratat e punës dhe ta shtyjmë procesin për ta rritur pagën”, shtoi ai.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës fillimisht ka thënë se “nuk mund t’i paguajmë pagat e punëtorëve 300 euro”, por duhet 250 euro.

“Merre me mend çfarë anomalie. Kur e kemi marrë këtë informacion, kemi qenë brenda shkollave dhe i kemi bllokuar shkollat. Dhe, është kthyer tenderi në 300 euro”, shtoi Azemi.

“Të jemi të sinqertë, në kushtet që punojnë nxënësit atë, dashtë Zoti mos të marrin ndonjë infektimi. Janë mbi 16 shkolla, janë 150 të mbetur jashtë procesit të punës”, tregoi ai.

Dy muaj më parë,punonjësit teknikë kishin paralajmëruar se nga e 27 marsi do të futeshin në grevë, në rast se nuk plotësohet kërkesa e tyre.

Azemi pati deklaruar se se askush nuk po e merr fajësinë për 154 punëtorët teknikë në shkollat e Prishtinës, të cilët sipas tij, janë pa kontrata që nga 1 prilli

Të ngjashme