Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është i radhës nga ky subjekt politik që ka replikuar me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian. Ai kësaj radhe e kishte me emisarin special për dialogun, Miroslav Lajçak.
Referuar një artikulli që sinjalizon një takim të Aleksandër Filipoviq një i integruar në policinë e Kosovës i cili kishte mbajtur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Paparaci.com.
Muja në postimin e tij në Facebook thotë se Filipoviq është pjesë e strukturave ilegale të Serbisë në veriun e Kosovës që punon me dirixhenca të Beogradit.
“Andaj, Lajçaku është mirë të mos kërkoj mes mes krimit dhe ligjit. Mes ilegalitetit e legalitetit. Mes institucioneve shtetërore e strukturave ilegale.”, ka shkruar Muja.
Ky është postimi i tij i plotë:
Personi në lajmin më poshtë është Aleksandar Filipović, një nga shumë personat pjesë të strukturave paralele që dirixhohen nga Beogradi.
Ai para se të gjithash duhet të ishte i shqetësuar me shkeljen direkte të marrëveshjes së Brukselit me këso veprimesh nga Beogradi.
Në veri shqetësim është kriminaliteti i dirixhuar nga Serbia e Vuçiqi, asgjë tjetër.