Lajme
Çështja e dinarit, Mustafa: Është vendim i drejtë, por i pamenduar mirë për zbatimin
Demokracia
15:09 | 06 Shkurt 2024

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka komentuar Rregullorën e re të BQK-së, në lidhje me përdorimin e dinarit në Kosovës, çështje kjo e cila ka nxitur reagime të mëdha të ambasadorëve të QUINT-it si edhe të Brukselit zyrtar.

Për Indeksonline, Mustafa e ka vlerësuar si vendim të drejtë, por të pamenduar mirë për zbatim.

Është vendim i drejtë, por i pamenduar mirë për zbatimin. Është vazhdim i vendimeve, të cilat i kanë përballur në mënyrë të gabuar institucionet e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në. Zbatimi i Rregullores së BQK-së do duhej të bëhet në bashkërenditje me ndërkombëtarët, për t’u ikur pasojave për të cilat po deklarohet SHBA-ja, e të cilat, koha ka treguar se , nuk mund të parandalohen dhe evitohen pa bashkëpunim dhe koordinim.” – ka thënë Mustafa.

“Do të jetë shumë e dëmshme për Kosovën, nëse vendimet që janë të bazuara në Kushtetutë, për shkak të ngutisë dhe gabimeve në implementim do të vlerësohen nga komuniteti ndërkombëtar si cenim i të drejtave të komuniteteve jo shumicë. Për vlerësime të tilla, druaj se do të paguajmë çmim të lartë politik.”

Të ngjashme