Sport
Cesar Azpilicueta nxit thashethemet për Luis Enrique: Ndeshjet më të mira të mija për Spanjën ishin me atë trajner
Demokracia
18:39 | 10 Prill 2023

Share:

Cesar Azpilicueta i ka nxitur thashethemet që e lidhin kalimin e Luis Enrique në Chelsea, duke pranuar se ai është kënaqur kur ka punuar nën drejtimin e trajnerit spanjoll.

Blutë janë në kërkim të një trajneri të përhershëm pasi që Graham Potter i dha fund karrierës në Stamford Bridge pas një aventure të shkurtër ku luajti vetëm 31 ndeshje. Legjenda e klubit, Frank Lampard u kthye në Londrën Perëndimore por si trajner i përkohshëm, me ish menaxherin e Barcelonës dhe Spanjës, Enrique që është njëri nga kandidatët në listën e gjatë për ta marrë postin e skuadrës nga Premier Ligë.

Kapiteni i Chelsea, Azpilicueta u pyet nga EFE-së  nëse atij do t’i pëlqente që bashkëatdhetari i tij t’i baskohet atij në Angli. “Kjo është pjesë e klubit me kënd negocion, e të cilët ne besojmë së është më e mira për klubin. Ne do të presim çfarë do të ndodh”.

Ndërsa ka shumë pyetje që bëhen për atë se kush do ta marrë drejtimin e Chelsea, Azpilicueta ka thënë të kuptohet se ai do të dëshironte të punonte përsëri me Enrique.

“Lojërat e mija më të mira me Kombëtaren janë ato me Luis Enrique si trajner”.

Azpilicueta, i cili ka mbushur 33 vjet, është paraqitur 44 herë për Spanjën – me karrierën me Kombëtaren kua ai luajti më 2014, 2018 dhe 2022 në Botëror dhe në Euro 2020 që u mbajt më 2021 shkaku i Covid-19.

Të ngjashme