Lajme
CEO i MCC-së për Kosovë Petrit Selimi: Javën tjetër udhëtoj në SHBA
Demokracia
16:11 | 10 Nëntor 2022

Share:

Menjëherë pas lajmeve se disa prej zyrtarëve të Qeverisë Kurti i është pamundësuar shkuarja në SHBA, Petrit Selimi ka njoftuar se ai udhëton javën e ardhshme për në Uashington.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit” në Kosovë, Petrit Selimi, ka njoftuar mbrëmë se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mezi pres vizitën timë në Uashtington, D.C., javën e ardhshme. Do të flasë në Forumin e Lidershipit të organizuar nga Sfidat e Mijëvjeçarit”, ka shkruar Selimi dje në Twitter.

Po dje, në vend nisi debati pas raportimeve se disa zytarëve të lartë, përfshirë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u është anuluar vizita e planifikuar në SHBA, për shkak të qëndrimeve të Qeverisë, në kundërshtim me kërkesat amerikane për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale të lëshuara nga Serbia për rajone të Kosovës.

Ministrja Haxhiu tha se, së bashku me amerikanët, është dakorduar që vizita e saj të shtyhet.

“Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën“, ka shkruar ministrja Haxhiu dje në Facebook.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë dje në një takim me një grup gazetaresh se “nuk është koha” që ministrat të udhëtojnë.

“Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”, ka thënë Hovenier.

Të ngjashme