Sport
Cardiff i pagoi Nantes këstin e parë për futbollistin e ndjerë, Emiliano Sala
Demokracia
18:28 | 11 Janar 2023

Share:

Klubi i futbollit të Uellsit, Cardiff City, ka paguar këstin e parë të tarifës për transferimin e futbollistit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën në një aksident ajror katër vite më parë, te klubi francez i Ligue 1 Nantes.

Sulmuesi argjentinas vdiq në një aksident avioni mbi Kanalin Anglez në janar 2019, ndërsa udhëtonte nga Franca në Cardiff, përcjell Demokracia.com.

Uellsianët pretenduan se 28-vjeçari Sala nuk ishte zyrtarisht lojtari i tyre kur humbi jetën dhe refuzoi të paguante rreth 15 milionë euro dëmshpërblim.

Edhe pse argjentinasi ishte tashmë në Uells, ai iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, nënshkroi kontratën, por u kthye në Francë për t’u dhënë lamtumirën bashkëlojtarëve.

Ai vdiq në rrugën e kthimit në Cardiff.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) më pas e dënoi Cardiffin me një ndalim të transferimeve për tre afatet e ardhshme të transferimeve, pas së cilës klubi apeloi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Një panel prej tre anëtarësh i CAS dëgjoi apelimin në Lozanë në fund të vitit të kaluar dhe vendosi që Cardiff City duhet të paguajë kompensim.

Uellsianët kanë paguar tashmë pjesën e parë, e vlerësuar në rreth shtatë milionë euro. Megjithatë, Cardiff ka apeluar kundër vendimit të CAS në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe vendimi pritet gjatë muajit shkurt./Demokracia.com/

Të ngjashme