ShowBiz
Cardi B po kërkon ndihmë nga fansat
Demokracia
14:18 | 27 Janar 2021

Share:

Cardi B po bëhet e sinqertë për luftën e saj me aknet dhe për këtë ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e saj, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.

Pasi zbuloi se vuan nga akne “të pakëndshme”, reperja 28-vjeçare iu drejtua ndjekësve të saj në Twitter për këshilla.

“Unë kam pasur shumë problem me aknet së fundmi dhe lëkura ime është shumë e tharë.. Nuk mendoj se këto produkte po funksionojnë? Cilat janë disa produkteve më të mira për pastrimin e pikave të zeza dhe lëkurën e thatëj? ” ajo shkroi në Twitter të hënën.

Cardi gjithashtu ndau një foto të lëkurës faqen e saj, duke shkruar, “Që prej 3 muajsh lëkura ime nuk është si zakonish dhe nuk po përmirësohet Ka ndodhur si prej 3 muajsh tani. Është vërtetë e pakëndshme”.

Ndërsa rekomandimet e panumërta të produkteve vazhdonin, reperja u tha fansave se ajo kishte provuar tashmë një numër të produkteve kozmetike që jepen pa recetë.

Të ngjashme