ShowBiz
Cardi B nervozohet dhe e gjuan me mikrofonin fansin që e spërkati me lëng gjatë koncertit
Demokracia
09:18 | 30 Korrik 2023

Share:

Cardi B u fotografua duke hedhur një mikrofon ndaj një anëtari të audiencës, i cili i hodhi një pije asaj, disa orë pasi hodhi një mikrofon tjetër në një DJ në Las Vegas.

Interpretuesja e hitit “WAP”, 30 vjeçe, u pa duke hedhur mikrofonin nga skena pasi u spërkat nga një pije e hedhur nga një fans, në një video të shpërndarë nga Pop Base në Twitter të shtunën, shkruan DailyMail.

Nuk ishte hera e parë që këtë fundjavë reperja – e cila sapo publikoi një këngë të re me bashkëshortin e saj Offset të titulluar “Jealousy” – vendosi të përdorë mikrofonin e saj për diçka tjetër përveç këndimit.

Të ngjashme