ShowBiz
Capital T kritikon numrin enorm të prurjeve muzikore: Estrada në panik, ngadalë merrni frymë se nuk është vera e fundit
Demokracia
13:58 | 17 Korrik 2023

Share:

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është shumë aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, gjersa herë pas here nuk i kursen edhe thumbimet.

Së fundmi, reperi prishtinas përmes një statusi të publikuar në InstaStory, ka i është drejtuar estradës me një thumbim.

Ai ka kritikuar faktin që kolegët e tij po sjellin aq shumë këngës, sa nuk po iu mbetet as vend për promovim – dhe njëherësh ua ka bërë të ditur se ka ende kohë të mbetur për të publikuar projekte.

“Estrada në panik, industria në krizë; 74589603 këngë, klipe e bashkëpunime. Ngadalë merrni frymë se s’është vera e fundit ishalla”, ka shkruar Capital T në InstaStory.

Përndryshe, reperi i hitit “Super Sweet” është duke bërë përgatitjet e tij për koncertin gjigant të 11 gushtit që do ta ketë në Prishtinë.

Ai do të sjellë koncertin e tij “Time Capsule” në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, pas suksesit që pati i njëjti koncert para dy verave në Tiranë.

Të ngjashme