ShowBiz
Capital T flet për jetën private: Jam në një stabilitet, dua të vazhdojë kështu
Demokracia
10:16 | 27 Qershor 2023

Share:

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, nuk ka dyshim se është një nga emrat më të pëlqyer në estradë.

Ai shquhet për karrierën e bujshme ndonëse tani është në përgatitje të koncertit “Time Capsule” në Prishtinë, i cili pritet të mbahet më 11 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

I ftuar së fundmi në “Pushime On Top”, Trim Ademi (emri i vërtetë) ka folur mes tjerash edhe për jetën private.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa u pyet nga moderatorja Lei Kraja se si i ka punët me zemër, artisti theksoi se dëshiron të vazhdojë në këtë mënyrë.

“Jam rehat, i stabilizuar… Dua të vazhdojë kështu, të mos ndryshojë…”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

31-vjeçari ndërkaq nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër në lidhje me atë se kush ia ka rrëmbyer zemrën.

I njëjti po vazhdon të jetë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme.

Të ngjashme