Lajme
Çanak për zyrtarët e Serbisë që nuk shkuan në Srebrenicë: Ata janë qyqarë
Demokracia
18:09 | 11 Korrik 2022

Share:

Nenad Çanak, lideri i LSV-së (Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës) që erdhi në Potoçari, i tha Danasit se politikanët nga Serbia dhe zyrtarët e qeverisë janë “frikacakë” sepse nuk erdhën në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

“Ata nuk janë të gatshëm t’i shohin njerëzit në sy, të cilët janë familjarë të gjallë të atyre që u vranë në mënyrën më brutale nga paraardhësit e tyre në pushtet në Serbi, ose të paktën paraardhësit e tyre nuk bënë asgjë për ta parandaluar, siç shkruhet në vendim mbi gjenocidin. Ky është një qyqarllëk i pastër dhe nuk kontribuon për asgjë që do të përmirësonte marrëdhëniet në rajon”, thekson Çanak.

Sot në Potoçari, me rastin e 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, eshtrat e 50 viktimave u varrosen në varrezat e Qendrës Përkujtimore Srebrenicë-Potoçari.

Viktima më e vjetër është Husejin Kërxhiq, i cili ishte 59 vjeç në korrik 1995, dhe viktima më i ri është Salim Mustafiq, i cili u vra kur ishte vetëm 16 vjeç.

Në rrugën nga Bratunaci në Srebrenicë, ende ka fotografi të serbëve të martirizuar, megjithëse disa media raportuan se ata ishin hequr. Gjithashtu, një numër i madh i punonjësve të policisë janë të pranishëm përgjatë gjithë rrugës.

Të ngjashme