Sport
Caktohet gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Spanjë – Shqipëri
Demokracia
20:29 | 23 Mars 2022

Share:

Spanja dhe Shqipëria do të përballen të shtunën në Barcelonë në një ndeshje miqësore. Drejtësinë do ta vendosë një gjyqtar nga Malta. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Trastin Farruxha, i cili në karrierën e tij ka gjykuar 274 ndeshje.

Farruxha ka stemën e FIFA-s që nga viti 2015 dhe kulmin e gjykimit e ka në Ligën e Konferencës. Është hera e parë që arbitri maltez do të vendosë drejtësi në një ndeshje të Shqipërisë, madje nuk ka pasur të bëjë as me klube në arenën europiane.

Në 274 ndeshjet që ka arbitruar maltezi e ka nxjerrë 1108 herë kartonin e verdhë nga xhepi. 64 janë kartonët e kuq të akorduar nga Farruxha.

Statistikat tregojnë se kuqezinjtë duhet të kenë kujdes me ndërhyrjet dhe sjelljen, pasi arbitri maltez nuk e kursen kartonin.

Të ngjashme