Lajme
Caktohet dita për pastrimin e Liqenit të Batllavës
Demokracia
10:50 | 29 Mars 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se të mërkurën do të organizohet një aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës.

Ai tha se në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë.

Bulliqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen këtij aksioni, përcjell Demokracia.com.

Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

NJOFTIM: të mërkurën, më 31.03.2021, nga ora 10:00, organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës

Në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi nis nga diga-muri i liqenit.

Aksioni për pastrimin e liqenit organizohet nga SH.P.S.R. “Batllava” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.

Andaj ju ftoj të gjithëve pa dallim të bashkohemi në këtë aksion, në mënyrë që të kemi një liqen të pastër dhe hapësirat përreth tij.

Mjedis të pastër – jetë të shëndetshme!/Demokracia/

Të dashur qytetarë,

NJOFTIM: të mërkurën, më 31.03.2021, nga ora 10:00, organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të…

Posted by Shpejtim Bulliqi on Monday, March 29, 2021

 

Të ngjashme