Sport
Caktohen gjyqtarët e xhiros së 31-të të Superligës
Demokracia
15:18 | 25 Prill 2024

Share:

Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit do ta drejtojë gjyqtari kryesor Lirim Jashari, kurse atë mes Gjilanit e liderit Ballkani, Dardan Çaka.

Ndërkaq, të shtunën duelin mes Fushë Kosovës dhe Lirisë do ta gjykojë Genc Nuza si kryesor, e ballafaqimin mes Feronikelit ’74 me Malishevën do ta drejtojë Mervan Bejtullahu.

Të gjitha ndeshjet e fundjavës do të nisin në orën 15:00.

Të ngjashme