Sport
Caktohen gjyqtarët e javës së dytë, Genc Nuza në ndeshjen e ‘nxehtë’
Demokracia
15:33 | 18 Gusht 2022

Share:

Këtë vikend luhen ndeshjet e javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, që pritet të sjellin disa ballafaqime joshëse, shkruan Demokracia.com.

Takim i nxehtë pritet të jetë në Podujevë ku Llapi e pret Trepçën ’89. FFK tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët derisa kjo përballje i është besuar arbitrit Genc Nuza.

Një sfidë joshëse është edhe ajo në Ferizaj ku skuadra e Ferizajt e pret Prishtinën, sfidë kjo që I është besuar gjyqtarit Erdall Zasellës.

Drita e cila e nisi keq kampionatin pret fitore para tifozëve të vet ku e pret Dukagjinin. “Bilbili” kryesor i kësaj ndeshjeje është Mentor Ajeti.

Më poshtë gjeni komplet gjyqtarët e deleguar për javën e dytë: /Demokracia.com

Të ngjashme