Lajme
“Buzëqeshje të pazbehura”, Syla publikon një fotografi të vjetër krah Thaçit e Veselit
Demokracia
22:40 | 16 Gusht 2022

Share:

Këshilltari shumëvjeçari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla ka publikuar një fotografi krah Thaçit dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

“Buzëqeshjet e pazbehura”, e ka përshkruar ai fotografinë.

Thaçi e Veseli vazhdojnë të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale për më shumë se një vit.

Ata po hetohen për krime lufte, ndërkohë që trajtimi i tyre ka ngritur vazhdimisht dyshime për shkeljen e të drejtave të tyre ligjore.

Kërkesat e tyre për mbrojtje në liri janë refuzuar vazhdimisht, përkundër garancive edhe nga shtete të treta.

Të ngjashme