Lajme
Burri rrah gruan në Vushtrri, lirohet në procedurë të rregullt
Demokracia
10:22 | 02 Prill 2023

Share:

Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në Bajskë të Vushtrrisë, rreth orës 12:10, teksa policia njoftoi se viktima ka pranuar trajtimin mjekësor.

“SULM/Bajskë, Vushtrri  01.04.2023-12:10. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme