Lajme
Burri nga Kosova tentoi t’i fuste paligjshëm mbi 24 mijë euro
Demokracia
14:19 | 16 Prill 2024

Share:

24 mijë e 900 euro të padeklaruara janë konfiskuar nga Policia e Shtetit në pikën kufitare në Morinë.

Paratë i takonin I.Z, 45-vjeçar nga Kosova/Lipjani.

Aksioni u realizua në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore.

Automjeti Mercedes Benz, është kaluar për kontroll të detajuar.

Kjo është realizuar me qëllim të parandalimit të kalimit të paligjshëm në kufi.

“Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit transmeton Klankosova.tv

Të ngjashme