Kuriozitete
Burri mbijetoi 60 orë nën ujë pas fundosjes së barkës në oqean
Demokracia
23:28 | 03 Nëntor 2023

Share:

Historia e rrallë e Harrison Okene kishte habitur shumë kur barka e tij u përmbys papritur dhe ai provoi makthin më të keq duke mbetur i bllokuar nën ujë 30 km larg brigjeve të Nigerisë.

29 vjeçari Harrison punonte si kuzhinier në barkën rimorkiator Jascon-4 në vitin 2013 – ku bashkë me 12 të tjerë po punonin për të stabilizuar në lundrim një çisternë nafte.

Por një natë një valë madhore e goditi barkën e tyre duke e kthyer me kokë poshtë si atë dhe ekuipazhin.

Kjo ndodhi teksa Harrison ishte në tualet vetëm me të mbathura, dhe teksa barka fundosej, airrjedhimisht u përfshi nga paniku kur uji nisi të mbushte tualetin e vogël.

Pasi arriti të hapte derën, i riu pa se e gjithë barka ishte në errësirë dhe e kthyer me kokë poshtë. Ai gjeti disa nga kolegët e tij të ekuipazhit që përpiqeshin të hapnin dyert e kabinave teksa niveli i ujit vijonte të ngrihej.

Por forca e ujit e shtynte atë larg daljes, drejt një tjetër tualeti pranë dhomës së motorëve. Harrison besonte se fati i tij po mbaronte por kabina ku mbeti bllokuar nuk u mbush e gjitha me ujë.

“I thashë vetes, në vend që të më zërë paniku, duket të mendoj për një rrugëdalje”, tha ai teksa kujtonte humbjen e kolegëve të tij.

Harrison tregon se arriti të mbante kokën mbi ujë por më kryesore për të ishte mundja e frikës dhe panikut.

“Ajo që mund të të vrasë më shpejt është frika, sepse në momentin që nis të panikosesh harxhon më shumë oksigjen”.

Pas rreth 60 pa ushqim apo ujë, dhe vetëm me pak ajër të mbetur në kabinë lutjet e Harrison morren një përgjigje.

Grupet e zhytësve që kërkon për trupat e viktimave të përmbysjes vërejtën një dritë të çuditshme dhe dëgjuan zhurma, rrjedhimisht duke shpëtuar jetën e kuzhinierit në fund të detit.

Zhytësit e dërguan atë në një dhomë dekompresioni ku ai kaloi dy ditë pasi mund të kishte vdekur nëse e sillnin menjëherë në sipërfaqe.

“Çdo gjë ishte normale, temperatura ime, presioni i gjakut, por unë mendoja se ishte jo normale”, shpjegon ai më vonë.

Pas incidentit traumatik ku ai ishte i mbijetuari vetëm, i riu nuk kishte frikë nga deti dhe u kthye në zhytës profesionist në 2015. Ai thotë se çertifikatën e zhytësit ia dha zhytësi që e kishte shpëtuar në fund të detit natën e aksidentit.

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024