Lajme
Burg për policët që rrahën e keqtrajtuan dy persona
Demokracia
17:44 | 14 Qershor 2022

Share:

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj zyrtarëve policorë Adnan Ramadani, Afrim Rexhepi dhe Mehmet Beqaj, duke i dënuar me 2 vite e 5 muaj burgim.

Policët u dënuan sepse në stacionin policor në Shtime kanë keqtrajtuar të dëmtuarin Dijamant Hetemi dhe Arben Ademi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Ramadani dhe Rrexhepi për veprën penale në bashkëkryerje “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” u dënuan me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 muaj (secili veç e veç).

Të njëjtit, për veprën penale në bashkëkryerje “lëndim i rëndë trupor” u dënuan me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 7 muaj (secili veç e veç). Kurse, për veprën penale në bashkëkryerje “lëndim i lehtë trupor” u dënuan me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 muaj (secili veç e veç).

Ndaj të njëjtëve u shqiptua dënimi unik në kohëzgjatje nga 1 vit burgim, për secilin veç e veç.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Beqaj për veprën penale në bashkëkryerje “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe veprën penale në bashkëkryerje “lëndim i lehtë trupor” u dënua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 muajve.

Të ngjashme