Lajme
Bulliqi për rastin në Podujevë: Një nga të plagosurit ishte kalimtar rasti
Demokracia
23:32 | 25 Tetor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar në lidhje me plagosjen që ndodhi sot në këtë qytet, ku si pasojë mbetën të lënduar dy qytetarë.

Bulliqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sipas informacioneve që ka, bëhet fjalë për dy të plagosur, njëri si pjesë e aktit dhe tjetri si kalimtar rasti.

“Kjo ngjarje na tronditi të gjithëve dhe ka ndodhur në një moment kohor kur kishte frekuentim të madh të qytetarëve dhe rreziku për përkeqësim të mëtejmë të situatës ishte i lartë”, ka thënë tutje ai.

LEXO EDHE: 

Kjo është gjendja e të plagosurve në Podujevë

Postimi i plotë i Bulliqit:

Në prononcimin për ATV-në fola për rastin e plagosjes së dy qytetarëve tanë në qendër të qytetit, në këtë rast sipas informacioneve që kemi nga stacioni policor, bëhet fjalë për dy të plagosur, njëri prej tyre llogaritet të jetë pjesë e aktit që ka ndodhur, ndërsa tjetri kalimtar i rastit.

Kjo ngjarje na tronditi të gjithëve dhe ka ndodhur në një moment kohor kur kishte frekuentim të madh të qytetarëve dhe rreziku për përkeqësim të mëtejmë të situatës ishte i lartë.

Gjithashtu shpreha brengën për mungesën e stafit policor që kemi në Stacionin Policor në Podujevë. Poashtu, kërkoj nga organet e rendit t’i identifikojnë të gjithë autorët e këtij rasti dhe të rriten masat e sigurisë në komunën tonë.

Të ngjashme
Lajme • 09 Maj 2024