Lajme
Buleshkaj: Afro 100 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë
Demokracia
18:06 | 01 Prill 2022

Share:

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka deklaruar se afër 100 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e caktuar kohor.

Andaj, ata të cilët nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë së tyre do të ballafaqohen me Prokurorinë.

Këto deklarata, Buleshkaj i ka bërë në Klan Kosova FM, por që nuk dha emra të zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim, me arsyetimin se është veprim joetik.

Buleshkaj ka folur edhe për emërimin e tij në krye të AKK-së, duke hedhur poshtë deklaratat se për këtë pozitë ka ndikuar partia në pushtet, “Vetëvendosje”.

Të ngjashme