Këtë fundjavë u bë kurorëzimi i “Miss Universe”.
Dhe fituese e këtij kompeticioni u zgjodh 23 vjeçarja Sheynnis Palacios nga Nikaragua.
Gara për “Miss Universe” u mbajt në El Salvador dhe konkurruan 85 kandidate.
Këtë vit, dy kandidatë transgjinore arritën në finale, e cila ndodhi për herë të parë në histori.
Ato janë “Miss Portugalia”, stjuardesa e quajtur Marina Machete dhe Rikkie Kolle, “Miss Holanda”.
Publiku u prezantua edhe me “Miss Nepal”, e cila bëri histori si kandidatja e parë ‘plus-size’.
Më poshtë ua sjellim dhjetë bukuroshet e fundit që fituan titullin “Miss Universe”: