Lajme
Bujar Osmani shkon në Kiev
Demokracia
10:01 | 16 Janar 2023

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka shkuar në Kiev të Ukrainës.

Osmani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo është vizita e parë e punës së tij në kuadër të kryesimit të OSBE-së.

“Do të shkojmë në terren për të vizituar zonat e prekura nga veprimet ushtarake dhe për t’u takuar me njerëzit në terren. Do të realizojmë edhe takime të shumta me përfaqësues të lartë shtetëror të Ukrainës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

📌 Sapo mbërrita në Kiev, vizita e parë e punës në kuadër të Kryesimit me OSBE-në.

👉 Do të shkojmë në terren për të vizituar zonat e prekura nga veprimet ushtarake dhe për t’u takuar me njerëzit në terren.

👉 Do të realizojmë edhe takime të shumta me përfaqësues të lartë shtetëror të Ukrainës.

🔗 Gjendja në Ukrainë, me fokus të veçantë njerëzit në terren- një nga prioritetet e #OSBE2023

Të ngjashme