Lajme
Buja kritikon Specialen për aksionet: Janë spektakël, po u cenohet privatësia me marrjen e telefonëve
Demokracia
14:19 | 16 Mars 2024

Share:

Ramë Buja, ish-komandant i UÇK-së, ka komentar zhvillimet e fundit në lidhje me Gjykatën Speciale, e cila bëri disa aksione javën e kaluar.

Sipas Bujës, këto janë spektakël. Tutje, Buja vlerësoi se konfiskimi i telefonit është cenim i privatësise.

“Realisht këto janë spektakël, por që realisht asnjë njeri normal nuk mundet të i sheh me aq shqetësim, sepse kjo çështja e hetimeve në këtë gjykatë duhet të përfundoj dhe kjo po vazhdon pa kufi dhe pa ndalë fare. Dhe natyrisht, njerëzve po iu merret telefoni, cenohet privatësia, të cenohet gjithçka që nuk do të duhej të ndodhte me Gjykatën që është e Kosovës në fakt, andaj sinqerisht është diçka sui generis, tepër e çuditshme, tepër e veçantë, s’ka çfarë të thuhet’, u shpreh ai për Front Online.

Të ngjashme