Mbrëmja e së premtes solli një kthesë të papritur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2, me eliminimin e Bucit.
Ai ishte një nga konkurrentët që deri tani ishte konsideruar si një nga personazhet më të fortë në lojë.
Pas një nominimi të tensionuar mes Santianës dhe Blerandos, ndodhi e papritura: Buci u eliminua.
Në momentet pas daljes nga shtëpia, Buci u ftua në studio ku prezantuesi Alaudini e pyeti për parashikimin e tij rreth fituesit të mundshëm të Big Brother.
Pa asnjë hezitim, edhe pse i mbërthyer nga emocionet e eliminimit, Buci deklaroi: “Unë menoj që Santi e meriton fitoren.”