ShowBiz
Bruce Willis pranon të ketë gabuar pasi refuzoi të mbante maskën kundër Covid
Demokracia
12:41 | 13 Janar 2021

Share:

Bruce Willis ka pranuar të ketë bërë një “gabim gjykimi” pasi thuhet se tentoi të largohej nga një dyqan në Los Anxhelos për refuzimin e mbajtjes së maskës së fytyrës.

Aktori i Die Hard, 65 vjeç, u fotografua duke hyrë n një farmaci në Kaliforni pa mbuluar fytyrën me maskën nga të hënën.

“Ishte një gabim në gjykim,” i tha Willis revistës People.

“Vazhdoni të qëndroni të sigurt dhe le të vazhdojmë të bartim maska,” shtoi ai.

Vitin e kaluar, kryetari i bashkisë së Los Anxhelos Eric Garcetti urdhëroi që maskat e fytyrës duhet të vendosen në çdo kohë jashtë shtëpisë për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19, me përjashtime të caktuara – përfshirë fëmijët nën dy vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara të caktuara.

Shumë njerëz reaguan ndaj Willis duke hedhur poshtë rregulloren në Twitter, me disa që e etiketuan atë si “Covidiot”.

BBC News

 

Të ngjashme