Lajme
Britania e Madhe do të rrisë presionin ekonomik ndaj Rusisë
Demokracia
23:58 | 22 Mars 2022

Share:

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba kanë zhvilluar sonte një bisedë telefonike, njofton Sky News.

Truss tha se Londra zyrtare dhe aleatët e saj do të rrisin presionin ekonomik mbi regjimin e presidentit rus Vladimir Putin.

Diskutimet Truss-Kuleba vijnë mes raporteve se aleatët perëndimorë po shqyrtojnë nëse Rusia duhet të mbetet në grupin G20 të ekonomive kryesore.

G20 është një platformë kyçe për koordinimin e përgjigjeve ndaj çështjeve, duke përfshirë ndryshimet klimatike.

 

Të ngjashme