Lajme
Britani: Një çift mbajtën peng 21-vjeçarin për t’i marrë veshkën për vajzën e tyre
Demokracia
11:47 | 08 Nëntor 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë, pasi një çift rrëmbyen një 21-vjeçar të pastrehë duke e mbajtur peng në shtëpinë e tyre në Londër me qëllim që t’i merrnin veshkën për t’ia transplantuar vajzës së tyre.

Të pandehurit në këtë rast të çuditshëm janë Ike Ekweremadu, 60 vjeç, një senator dhe avokat në Nigeri, gruaja e tij Beatrice Nëanneka Ekëeremadu, 55 vjeç dhe vajza e tyre 25-vjeçare Sonia, e cila do të merrte veshkën.

Një tjetër i akuzuar është një burrë i quajtur Obinna Obeta. 21-vjeçari, një i pastrehë nga Nigeria, dyshohet se u mor peng nga 1 gushti 2021 deri më 5 maj 2022 në Londër dhe u mbajt si skllav në banesën e çiftit.

Prokurorët pretendojnë se çifti e mbajti 25-vjeçarin si skllav në shtëpinë e tyre dhe planifikoi të hiqte veshkën për t’ia transplantuar vajzës së tyre 25-vjeçare Sonia.

Në një moment ai u dërgua në Royal Free Hospital në Hampstead për t’iu nënshtruar testeve para transplantimit, ku më pas refuzoi të jepte miratimin, pretendojnë prokurorët.

Rasti u zbulua kur 21-vjeçari arriti të arratisej dhe shkoi në stacionin e policisë Staines në Surrey dhe tregoi se çfarë po përjetonte. Dyshja u arrestuan në aeroportin Heathrow më 21 qershor, ku sapo kishin mbërritur nga një fluturim nga Turqia./abcnews.al

Të ngjashme