Lajme
Brigada e 30-të e Ukrainës vazhdon “pastrimin e terrenit” në Bakhmut nga trupat ruse
Demokracia
10:57 | 22 Prill 2023

Share:

Ukraina ka publikuar disa pamje ku godasin trupat e forcave ruse në një fushë të hapur afër Bakhmutit.

Në këtë zonë, mund të shihen katër ose pesë ushtarë të cilët po vraponin drejt një pozicioni të caktuar ku shihej një makinë e prishur.

Pas kësaj, pasoi një shpërthim i madh aty pranë nga forcat e Ukrainës. Ndonëse po tentonin të iknin droni i ndiqte dhe dinte për pozicionin e tyre.

Përndjekja e tyre u krye nga brigada e 30-të pranë Bakhmutit, ku janë zhvilluar deri më tani betejat më të përgjakshme prej se ka filluar pushtimi rus.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024