Lajme
Brenda ditës, tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës
Demokracia
10:08 | 25 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës.

Sipas policisë në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij. Ndërsa në Drenas janë raportuar dy raste.

Në njërin rast, një grua e ka kanosur bashkëshortin e saj dhe më pas është shoqëruar në polici. Kurse rasti tjetër një burrë ka sulmuar fizikishti gruan e tij, shkruan Demoracia.com

“Prishtinë 24.01.2021 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Drenas 24.01.2021-17:50 Njësitet policore pas pranimit të informatës për dhunë në familje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarën femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kanosur me një mjet të mprehtë-thikë ankuesin mashkull kosovar -bashkëshortin e saj.  Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Gllogoc 24.01.2021-21:34. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në prezencën e fëmijëve te tyre. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari  dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt” , thuhet në raport.

Sipas policies, të gjitha rastet me vendim të prokurorit kanë përfunduar me procedure të rregullt./Demokracia.com

Të ngjashme