Sport
Botërori “Katari 2022” | Kaq përfitojnë përfaqësueset për kalimin e grupit e deri në finale, FIFA shpërblen edhe klubet e lojtarëve
Demokracia
17:52 | 14 Nëntor 2022

Share:

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) do t’u paguajë një miliardë dollarë shoqatave dhe kombëtareve për çmime dhe kompensim për Botërorin e Katarit që nis për më pak se një javë, transmeton Demokracia.com.

Çmimi për të fituar Kupën e Botës në Katar është 42 milionë dollarë. Kësaj shume i shtohen edhe 1.5 milionë dollarët që çdo kombëtare merr për përgatitjet dhe nëntë milionë të tjera për pjesëmarrjen në fazën e grupeve. Fituesi i Kupës së Botës në Katar do të marrë një total prej 52.5 milionë dollarësh.

Finalisti i mundur do të marrë në total 40.5 milionë. Vendi i tretë përfiton 27 milionë dollarë dhe vendi i katërt 25 milionë dollarë.

Skuadrat nga vendet e 5-ta deri në të 8-at do të marrin nga 17 milionë dollarë secila, krahas ndjekjes për përgatitjet dhe grupin.

FIFA do të shpërndajë 104 milionë dollarë për skuadrat e vendeve të nëntë deri në vendin e 16-të, që do të thotë se vetëm kalimi i grupit sjell 13 milionë dollarë.

Shtëpia e futbollit botëror planifikoi të ndajë 209 milionë dollarë si dëmshpërblim për klubet për pjesëmarrjen e futbollistëve në Botërorin e Katarit./Demokracia.com/

Të ngjashme